Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se trupi është gjetur 1.5 km larg vendit ku është sulmuar Policia e Kosovës

“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit”, ka deklaruar Lutfiu.

Trupi nuk është idetifikuar akoma, pasi nuk kishte dokumente me vete.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume