Nesër është shpallur ditë zie në Serbi. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Republikës së Serbisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme.

Kjo pasi për shkak se tre terroristë serbë u vranë në sulmin në Banjskë të Zveçanit, transmeton Klankosova.tv.

“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e manifestimeve publike që programin e tyre ta përshtatin të mërkurën, më 27 shtator dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume