Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se sulmi në veri ndaj Policisë së Kosovës u krye nga një grup profesional dhe mirë i organizuar.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Hovenier i ofroi mbështetje të plotë institucioneve të Kosovës për ta zbardhë rastin në tërësi dhe që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Ai u shpreh më i rezervuar për të komentuar pamjet e publikuara ku shihet se prijës i grupit terrorist ishte Milan Radojçiq.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume