Nënkryetari i “Listës Serbe” dhe i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radojicic, tashmë edhe me pamje është vërtetuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni ku Radojiciq shihet bashkë me një numër të madh terroristësh derisa qëndronin në Manstirin e Banjskës në Zveçan.

Siç ka raportuar dje mediumi boshnjak “Istaraga”, Radojicic është një prej terroristëve të plagosur dhe se është duke u trajtuar në Beograd.

“Istaraga” ka publikuar edhe një bisedë që kanë pasur në Viber pasi e kanë kontaktuar Milan Radojicicin në numrin e tij.

“Fillimisht, një person i panjohur i cili iu përgjigj numrit të tij të telefonit tha se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, gjatë korrespodencës, po i njëjti pretendoi se Radojiçiq ishte mirë dhe se po trajtohej”, ka shkruar dje mediumi boshnjak.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume