Policia ka dalë sot me një njoftim të ri në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë njoftim thuhet se në manastir janë gjetur dy armë të gjata AK 47 si dhe një helmetë e Policisë e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume