Donika Gërvalla, ministre e Jashtme e Kosovës, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi identitetin e një prej të vrarëve të 24 shtatorit nga grupi i terroristëve e që është Bojan Mijailoviq, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Kjo dëshmi vjen, pasi të martën u publikua një fotografi ku shihej nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radojçiq, pjesë e aksionit të grupit terrorist.

Në lidhje me këto, Gërvalla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.
”Nevojitet një ndryshim thelbësor“, ka sugjeruar Gërvalla.

”I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiqit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht“, ka shkruar ajo në Twitter, të mërkurën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume