Ish-nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Slaxhana Pantoviq, e afërt me kryeministrin Albin Kurti, i ka thurur lavde njërit prej terroristëve të vrarë në aksionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“I dashur Stefan, ti ishe një djalë i mrekullueshëm, një njeri i mirë, një fqinj i mirë. Ju u larguat nga bota shumë shpejt. Bashkëqytetarëve tuaj do t’ju mungojë buzëqeshja dhe mirësia juaj. U prehsh në paqe, engjëjt qofshin me ty. Gjithçka tjetër që do të shkruaja është e tepërt, sepse nuk ka fjalë ngushëllimi. Ngushëllime të sinqerta familjes Nedelkoviq”, shkroi Pantoviq në Facebook, raporton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume