Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se atë që është fituar të dielën në Banjskë të Zveçanit, duhet fituar tani edhe në politikë dhe diplomaci.

Kështu ka thënë ajo nga foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet rreth votimit të një rezolutë të përbashkët që e dënon sulmin terrorist të së dielës, raporton Klan Kosova.

“LDK me gjitha kapacitetet e saja do të mbështesë gjithherë institucionet e Kosovës në përballje të tilla. Sot na duhet mençuri, atë që fituam në Banjskë, duhet ta fitojmë në politikë dhe diplomaci. Është përgjegjësi e qeverisë, që këtë situatë ta kthejë në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtar”, ka thënë i pari i LDK-së.

Sipas tij, bashkërendimi me aleatë është jetik për Kosovës.

“Për Kosovën do të ishte e pafalshme që të humbte nja përballje diplomatike. Jemi në moment të mirë, jemi në moment tonin”, ka thënë Lumir Abdixhiku.

Ai tha se LDK-ja e mbështet rezolutën që dënon sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë.