Ka qenë përurimi i parkut solar ,më i madhi në Ballkan që ka bashkuar sot krerët e politikës në Maqedoninë e Veriut përfshirë pushtetin dhe opozitën shkruan Tetovasot.
Ky eveniment i madh është zhvilluar sot në Novaci . Centrali i ri fotovoltaik prej 55MW në Novac është investim i kompanisë “Mej Enerxhi”, “ATS Group”, në vlerë të 40 milionë eurove. Ky investim inovativ ka bërë bashkë pushtetin dhe opozitën. Në ngjarje sot janë prezent kryeministri Dimitar Kovaçevski, zv/kryeministri Artan Grubi, ministrat, kryetar komunash por edhe liderët e opozitës, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume