Spasovski: Sot të gjithë punonjësit në MPB morën pagë më të lartë për 10%, kjo është rritja e pestë nën qeverisjen tonë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi se sot të gjithë punonjësit në MPB kanë marrë pagë më të lartë për 10 për qind. Spasovski thotë se kjo është rritja e 5 me radhë në qeverisjen e LSDM-së.
“Me kënaqësi të veçantë them se që nga viti 2016 kemi realizuar 5 herë rritje të pagave për të gjithë punonjësit e MPB-së, përkatësisht në vitin 2016, 2019, 2022 për 5%, në mars 2023 rritje lineare në shumën bruto prej 3,086 den, dhe në përputhje me ndryshimet në Kontratën e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilën paga bazë bruto e punonjësve në sektorin publik u rritet me 10%, të gjithë punonjësit e MPB-së me pagesën e rrogës për muaji shtator, kanë marrë 10% rritje të pagës”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.