Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev para deputetëve evropianë se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë.

Ai këto komente i bëri para deputetëve duke shtuar se duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga janë furnizuar me armatim.

https://twitter.com/i/status/1709317655767752752
Më tej Kovatchev tha se , Rusia është i interesuar ta destabilizojë Ballkanin dhe duhet të jenë të kujdesshëm të mos lejojnë të ketë provokime tjera.

Ai po ashtu kërkoi nga KFOR-i që të ketë masa të tilla në mënyrë që të sigurohet se sulmi terrorist nuk mund të përsëritet.

Eurodeputeti nga Bullgaria po ashtu theksoi se dialogu është esencial për reduktimin e tensioneve, ndërsa siç tha ai qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia.

Kovatchev i bëri thirrje Serbisë dhe lidershipit atje që të zgjedh anë, ose me vendet demokratike e BE-në ose me Rusinë.Eurodeputeti bullgar: Përgjegjësit për sulmin në veri të sillen para drejtësisë, Serbia të zgjedh ose me BE-në ose me Rusinë