Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pas aktit të agresionit më 24 shtator duhet të vendoset siguria si prioritet para normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real.

“Formula e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së! Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, buxhet më shumë, rritje të numrit të pjesëtarëve, paga më të larta dhe pajisje moderne, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume