Milan Radoiçiq u arrestua të marten nga autoritetet serbe, nën dyshimin për tregti të armëve.

Ai sot u lirua nga paraburgimi, duke iu ndaluar hyrja në Kosovë.

E lidhur me këtë ka folur politikani serb Zdravko Ponosh.

Ponosh tha se lirimi i Radoiçiqit është pjesë e marrëveshjes me qeverinë.

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur nga qeveria me të”, tha ai për gazetën Danas përcjell Klankosova.tv

Kryetari i partisë Qendra e Serbisë shtoi se e ardhmja e Milan Radoiçiq do të varet nga ajo se kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Kujt Vuçiq i detyrohet më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij”, tha Ponosh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume