Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr.Jeton Shaqiri ka njoftuar se në vazhdë është procesi i shpërndarjes dhe furnizimi i nxënësve me libra dhe se së shpejti ky proces do të përfundojë.

“E gjithë energjia jonë është e koncentruar në procesin e shtypjes së teksteve shkollore. Sot u bë distribuimi i teksteve të reja shkollore për lëndët e gjuhës shqipe, gjuhës maqedonase, shkenca natyrore dhe matematikë të cilat u shtypën dhe gjatë ditëve në vazhdim do të jenë në duar të të gjithë nxënësve. Suksese në mësime …”, ka njoftuar ministri Shaqiri në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume