Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në intervistë për Alsat zbardhi se në biznesin e kredive të shpejta në Maqedoni ka indikacione për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Millan Radoiçiqit, ish nënkryetari i Listës Serbe që mori përsipër përgjegjësinë e sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

“Bashkë me kazinotë, pra aty ku janë kazinotë hapen edhe kreditë e shpejta të ndërmarrjeve të ndryshme.

Edhe këtu thoni se është e përfshirë BDI-ja?

“Po. Sepse lejet nuk merren nga Banka Popullore siç merret për bankat, por këtu merren nga Ministria e Financave që udhëhiqet nga z.Fatmir Besimi. Këtu ka indikacione se është i involvuar kapital rus, drejtpërdrejtë dhe është i involvuar drejtpërdrejtë Radoiçiqi i përfoluri në Mitrovicën e Veriut, sepse të gjithë e dimë se aty ka funksionuar banditizmi, ka funksionuar larja e parave, ka funksionuar gjithçka që ka të bëjë me ekonominë e zezë dhe një ndërlidhje është me kreditë e shpejta, të cilat jorastësisht nga Kosova janë deportuar janë mbyllur krejtësisht. Në Maqedoni po ndodh gjithçka që mbyllet në Kosovë, dhe rrezikon partneritetin strategjik sepse ne jemi anëtarë të NATO-s dhe po hapim një rrugë për futjen e kapitalit rus përmes kredive të shpejta”, deklaroi Izet Mexhiti në intervistë për Alsat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume