Shqipëria do të përballet mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45 me Republikën Çeke, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ku një fitore do të na afronte edhe më tepër me kualifikimin.

Stadiumi pritet të jetë i tejmbushur, teksa pritet të vijnë tifozë edhe nga shtete të tjera, siç është edhe Maqedonia e Veriut.

Në doganën e Qafë-Thanës, dhjetëra automjete kanë kaluar në territorin e Shqipërisë, e tifozët, do të zhvendosen më pas në kryeqytetin shqiptar, për të parë ndeshjen në stadium.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume