A ka kërkuar dhe mbajtur takime Mickoski me Ahmetin dhe pse? Kryeministri Kovaçeski me pyetje drejtuar liderit të VMRO DPMNE-së. Përplasjet e fundjavës mes qeverisë dhe opozitës kaluan edhe në ofendime se kush është mace e kush frikacak. Kovaçevski akuzoi opozitën për përhapjen e tensioneve në baza kombëtare dhe tha se edhe pse sot flasin kundër BDI-së, ata kanë qenë së bashku në pushtet për 11 vjet, shkruan PRESSonline.al
“Të njëjtat parti që tani sillen si luanë, për 11 vjet ishin si mace në koalicion me të njëjtën parti politike të BDI-së për të cilën po flasin sot. Dua të pyes nëse mund të pyesni edhe ju, nëse lideri i VMRO-DPMNE-së dhe anëtarët e udhëheqësisë së tij të lartë, të ndajnë me opinionin se sa herë në 6 muajt e fundit kanë kërkuar dhe kanë arritur të takohen me liderin dhe zyrtarët e lartë të BDI-së dhe çfarë kanë biseduar në ato takime, nëse i kanë pasur”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell PRESSonline.al
Mickoski mohoi se ka kërkuar takim me Ahmetin, thotë se vetëm publikisht kërkon takim me liderët, por është i gatshëm t’i pranojë grupet punuese në Kuvend për të cilat qeveria ofron nëse këtu e shohin rrugëdaljen nga kriza e mundshme politike dhe kushtetuese.
“Meqenëse ai po bën pyetje, supozoj se ai e di përgjigjen. Përgjigja ime është asnjë. Unë as nuk kam kërkuar dhe as nuk kam ndërmend të kërkoj, por po kërkoj publikisht një takim liderësh ku prej më shumë se tre dekadash po ulen të gjithë kryetarët e partive politike parlamentare dhe bien dakord për datat dhe afatet e zgjedhjeve. Po, ja edhe publikisht po kërkoj që Kovaçevski të ulet aty dhe Ahmeti dhe kë të dojë ta marrë me vete t’ia mbajnë krahun sepse është frikacak i dëshmuar”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, përcjell PRESSonline.al
Partitë opozitare kërkojnë një takim t’u ulur dhe për të rënë dakord për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, datat e rregullta të të cilave janë vitin e ardhshëm, por me një diferencë disa mujore. Qeveria ka deklaruar se është pro zgjedhjeve të rregullta dhe në vend të takimit të liderëve, data e zgjedhjeve mund të diskutohet në nivel pune mes përfaqësuesve të partive politike.