Infektologu Vello Markovski ka paralajmëruar kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Për detaje Markovski ka njoftuar se do të mbajë konferencë për shtyp, e cila do të mbahet të enjten, 19 tetor.

“Presidenti i shtetit është i margjinalizuar. Prandaj na duhet që populli të zgjedhë një president të përgjegjshëm dhe të aftë, i cili do të jetë i pavarur nga partitë politike dhe kryetarët e tyre”, shprehet profesori në “Vizionin për President”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume