Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë diferencimin se liberalizimi i vizave nuk ka të bëjë me procesin e dialogut.

Ai, me anë të një postimi në X, ka shpërndarë një paragraf të rezolutës “Kosovë-Serbi për normalizimin” që do të votohet sot nga PE.

“26. Rikujton se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar”, ka shkruar Reuten./Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume