Nga 18 tenderë që kanë qenë në ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë për periudhën 2021 deri tani, 14 prej tyre janë dhënë vetëm një kompanisë. Kështu tha ministri Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ku shtoi se tragjedia më e madhe është se tenderimi dhe vlera e projektit në tenderim është e njëjtë me nënshkrimin e kontratës me këtë kompani.

“Pra keni tenderim, keni vlerën e ofruar dhe në fund keni kontratën e cila është pikërisht vlera e njëjtë e tenderimit që është bërë. Ka shumë elemente për tu analizuar”, tha Aliu, duke shtuar se analiza për tenderimit do të bëhen edhe më tej.

Aliu tha se me gjithë ato para që shpenzohen digjitalizimi është i pamundur me këtë qasje.

“Ju keni një qasje që të keni semi digjitalizim dhe institucionet bëhen të varura nga kompanitë”, tha Aliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume