Bujar Muli, i njohur si “Hulku i Kosovës”, ka njoftuar se nga sot është bërë pjesë e Librit Guinness, si personi me i fortë në botë për mbajtjen e peshës.

Në emailin e dërguar nga zyrtarët e Librit Guinness thuhet se Muli ka arritur që t’i mbajë 1 mijë e 531 kilogramë mbi trupin e tij më 15 korrik 2023.

“Muli theu rekordin i cili është vetëm 50 kilogramë më pak, me shumë thasë cementi të vendosura mbi trupin e tij”, thuhet në email, transmeton KLankosova.tv.

Muli ka falënderuar familjen dhe shoqërinë e tij për përkrahjen në këtë rrugëtim, teksa ka paralajmëruar edhe rekord të radhës.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume