Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka reaguar pas takimeve të mbajtura në Bruksel, në mes liderëve të shteteve anëtare të BE-së dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.

“Në tavolinën e gjerë e të gjatë të Brukselit ishin ulur liderët kryesorë të BE-së, përballë Kosovës e Serbisë, ndaras, por aty mungonte dikush! Aty mungonin vetëm ata që realisht mund të çojnë në histori këtë punën e dialogut! Aty mungonin SHBA-të! Prandaj as sot, as nesër dhe asnjëherë deri sa asaj tavoline t’i bije dora e Amerikës, mos pritni marrëveshje!

Përdryshe, politika e përkëledhjes së vazhdueshme ndaj Serbisë nga Borell & Co, veçsa do e rrisë koston politike e të sigurisë me jo vetëm për rajonin por për krejt Evropën! Lojaliteti i Beogradit ndaj Rusisë nuk thyhet me “karrotat evropiane,” por vetëm me “shkopinjtë amerikanë!”, është shprehur ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume