Disa pjesë të Tetovës kanë kaluar fundjavën pa ujë të pijshëm për shkak të mungesës së ujit në sistem apo thënë ndryshe për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë nga ujësjellësi i ri. Ndërsa sistemi ndërpret automatikisht furnizimin me ujë nëse vërehet ndonjë papastërti siç edhe ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike uji i cili vjen nga burimet e sharit plr shkak të gjethe vjen jo tërësisht i pastër tha Lulzim Shaqiri udhëheqës i ujësjellësit dhe kanalizimit në Tetovë
NGA NPK deklaruan se mungesa do të vijoj ndërsa theksuan se këtë më shumë do ta vërejnë ndërtesat rezerva shtesë të ujit dhe pa hidrofor ndërsa nga rreth 190 litra për sekondë e cila është sasia e ujit që vjen momentalisht për fundksionim optimal qytetit i duhen 300 litra për sekond.
Sa i përket rrogave të punëtorëve Lulzim Shairi nuk tregoi se pse nuk ka rroga, ai u shpreh se ky problem është i udhëheqësve që merren me këtë punë./TS/