Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është paraqitur paraditen e së mërkurës në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion – SPAK.

Për gazetarët e pranishëm, ai u shpreh se bëhet fjalë për atë që e quajti “telenovelën” CEZ-DIA.

“Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë.

Ajo është rihapur në dhjetor 2019, nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar dy herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume