Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka qenë i ftuar sonte në Tv Sitell ku është pyetur edhe për idenë e intonimit të himnit të himnit shqiptar në shkollat fillore.

“Nuk shoh asgjë të keqe kur shqiptarët intonojnë himnin në të cilin ata janë pjesë e atij himni. Ne nuk jemi kundër himnit maqedonas. Jemi për atë që të gjitha simbolet në shtet të reflektojnë karakterin e tij”, tha Kasami.

Kasami u ndal edhe tek çështja e flamurit.

“Nëse duam që të gjithë qytetarët ta respektojnë flamurin atëherë ai flamur duhet ta pasqyroj realitetin e popujve që jetojnë në këtë shtet”, shtoi Kasami.

Teksa gazetari maqedonas i bënte me dije se intonomi i himnit shqiptar është vepër e dënueshme me ligj, Kasami iu kundërpërgjigj duke i thënë se gazetarit se ky është realiteti në Maqedoni që nuk mund të mohohet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume