Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ditën e dytë të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris të Francës do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

Ky diskutim, sipas kryeministrisë pritet të nisë nga ora 10:00 dhe do të moderohet nga drejtori i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike, Pascal Boniface.

Kujtojmë se dje, kreu i qeverisë ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku ka marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë.

Kurti, gjatë fjalës së tij në këtë kongres ka përmendur agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, ku tha se ka forca që synojnë ripërcaktimin e kufijve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume