Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 11 nëntorit, Ditës së Veteranit në ShBA, raporton Klan Kosova.

“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, populli i Kosovës i jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com