Duke spjeguar në terme te rënda ekonomike siç edhe e ka profesioin edhe pas brifingut me gazetarët kryetari i komunës së tetovës bilall kasami la përsëri shumë pikëpyetje sa i përket borxhit të ketij institucioni, ne akoma nuk e dimë sakt se a është ulur borxhi i komunës apo jo pasi që kryetari sot më shumë foli për meritat dhe udhëheqsin paraprake ndërsa ju ikte përgjigjeve të plota duke thene dy fjalë e duke ndryshuar temë.
Me qeverinë dhe zëvendëskryeministrin e parë kështu e nisi edhe këtë brifing i pari i Tetovës. Që nga zëvëndëskryeministri i parë edhe eksponent të tjerë të qeverisë u munduan që të dezinformojnë opinionin se qeveria ka ndihmuar komunën e Tetovës, përkundrazi si ne shumë raste të tjera edhe në këtë rast qeveria ka penguar komunën e Tetovës dhe realizimin e një obligimi ligjor të cilën e ka pasur.
Por a është bërë me metodologjin e njejtë llogaritja e borxhit si u bë në borxin e Teuta Arifit?
Kasami u përgjigj se është realizuar e njejtëa.
“Po po është e njejta metodologji dhe kjo që flas është 12 milion euro që ka qenë në sistem por diferenca na paraqitet për shkak se, edhe njëherë menaxhmenti paraprak nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm për financat e komunës, obligimet të cilat kanë qenë të regjistruara dhe faktike nuk i kanë futur tek borxhi real dhe këtë e kemi si dëshmi te pjesa e përmbarimit që i kemi paguar përmbaruesit është 1 milion e dicka mijë euro” u shpreh Kasami.
Nga ana tjetër borxhi i madh është edhe për përmbaruesit.
“Te pjesa e përmbarimit kjo është lista zyrtare dhe këto para nuk i paguan komuna po na i marrin me urrdhëresë tëpërmbaruesit dhe këtu do të sqaroj se diferenca prej gjashtë milion dhe katër milion obligacione është që na i kaë marrë me përmbarues me kamata dënimi. Dhe kjo është edhe një shkelje se ky borxh nuk është regjistruar në këtë sistem dhe kjo është edhe një vepër që e ka bërë udhëheqsia paraprake por ne e dimë si funksionon ky shtet dhe sistem i drejtësisë dhe akoma nuk janë marrë masa.” tha më tej kreu i komunës Bilall Kasami.
Nga ana tjetër sipas Ministrisë së Financave borxhi i komunës së Tetovës është 14 milion euro dhe ne nuk e dimë në këtë borxh a hyn edhe kontratat aktuale për punimet vijuese dhe dhe kreditet e reja.
Kasami u shpreh se edhe Ministria e Financave thotë se borxhi është 8 milionë euro.
“Tash Ministria e Financave duhet të ju jap me shkrim sa është borxhi final dhe ky dokument në fund është vlera e borxhit urdhëro shihe dhe konstatoje edhe vetë” tha Kasami
Sipas një dokumenti të lëshuar nga Ministria e Financave shkruej se borxhi ishte ishte 8 milion euro ndërsa në dokumentin e siguruar nga Ministria e Financave borxhi ishte 14 milion euro.
Ndryshe nuk dihet sa është realisht borxhi i komunës së Tetovës, pasi Bilall Kasami nuk tregoi nëse komuna e Tetovës i ka regjistruar kontratat aktuale, nuk tregoi nëse obligacionet e qeveriës ishin të përrlogaritura për shlyerjen e borxhit aktual pasi së fundmi me vendim të qeverisë, komuna e Tetovës mori oblogacione me vlerë prej 4 milionë euro.
E deri sa Kasami nuk tregon realisht borxhin, mbetet që kryetari i ardhshëm të tregojë nëse Kasami e ka ulur apo e ka shtuar borxhin. /TS/