Një ditë pas djegies së depos, “Evrokom” gjendja duket katastrofale, pasi nuk ka mbetur asgjë nga të gjithë materialet që kanë qenë brenda depos. Sipas pronarit të “Evrokom” për TS i cili nuk dëshironte të flas para kamerave thotë  se mund të kishte qenë energjia elektrike, por organet kopetente nuk ka ndonjë informacionm se cili ka qenë shkaktari i nisjes së zjarrit.

Drejtori i NJTKZ-së, Avni Ameti për TS  thotë se ka qenë e pamundur të shuhej zjarri dhe ende vazhdohet të shuhet zjarri pasi brenda ka pasur shumë lloje plastike. Sipas tij ende nuk dihet shkaktari i zjarrit pasi janë organet kopetente për të vërtetuar shkaku i zjarrit. /TS/