Po vjen era asfallt.  Kështu do te kishin thënë aktivist e simpatizues të Bilall Kasamit.

Por për te dëshmuar se sa asfalt, gezetari i TS, Nevrij Ademi ka qenë në rrugën “Vëllezërit Milladinov” për të vërtetuar se aty ndodhen vetëm dy lopata asfalt.

Rruga “Vëllezërit Milladinov” është një rrugë e shkatërruar  gati 3-4 muaj e që i ka revoltuar edhe qytetarët.

Pas kanalizimit është lënë në gjendje katastrofale dhe komuna nuk ka marrëe asnjë hap në drejtim për të aafaltuar tërësisht.

Edhe qytetarët e Tetovës thonë se kjo rrugë nuk do të ishte edhe në Bangladesh e madje disa thonë se është turp i komunës së Tetovës që me muaj të tërë ka lënë në gjendje të tillë rrugën.

Ish udhëheqësi i sektorit të rrugëve, Memet Memeti muaj më parë  u shpreh se brenda disa ditëve do të asfaltohet rruga, por kanë kaluar muaj të tërë rruga është shkatëruar edhe më shumë./TS/