Kryqi në Kodrën e Diellit nuk do të hiqet. Edhe pse Bilall Kasami ditë më parë paralajmëroi se do të legalizojë çdo objekt fetar në Kodrën e Diellit ai sot sërish nuk u përgjigj nëse kryqi do të hiqet apo do të legalizohet.
Gazetari i TS sot e ka pyetur Kasamin se a do të hiqet Kryqi nga Kodra e Diellit, Kasami nuk përgjigjet.
Kryqi i vendosur në pronën e Kishës në Kodrën e Diellit nuk ka as leje as pëlqim nga komuna e Tetovës. Inspektorati i komunës së Tetovës u shprehen se do të marrin masa, por një gjë të tillë nuk ka ndodhur. Kryqi vazhdon të qëndroj aty ku është dhe siç mësohet ai nuk do të largohet asnjëherë.
Pas vendosjes së Kryqit reaguan shumë parti politike duke kërkuar nga Bilall Kasami për përgjegjësinë pasi sipas tyre është një provkim.
Për Kryqin kanë reaguar edhe disa hoxhallarë edhe qytetarë të Tetovës, pasi ata thonë se nuk janë kundër asnjë feje, por janë kundër provokimeve të tilla.