Dje (27-nëntor) nga ora 10 deri në ora 14 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer kontroll aksion në komunikacion lidhur me përparësinë e kalimit, në të cilën janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 8 kundërvajtje (TE-4 dhe GV-4). Numri më i madh i shkeljeve ka të bëjë me mosdhënjen e përparësisë së kalimit në rrugë me shenjë adekuate ndaj automjeteve që kanë pasur përparësi kalimi. Gjatë kontrollit, me parashtresa përkatëse janë rrumbullakosur edhe 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve (TE-10 dhe GV-8), kryesisht për parkim të paligjshëm ose të gabuar, drejtimin të automjeteve pa kaluar provimin për patent shofer apo patentë të vlefshme për këtë, e kështu me radhë.TS