Video unike nga Brukseli për 28 Nëntor, nga dy kryediplomatët shqiptarë, Bujar Osmani dhe Igri Hasani

Video e veçantë nga selia e NATO-s në Bruksel, e dy kryediplomatëve shqiptarë, Bujar Osmani dhe Igli Hasani, të cilët kanë uruar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
“Igli sot feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin, unë festoj Ditën e Flamurit. Të dy jemi krenarë që vendet tona janë anëtare të NATO-s dhe po punojmë bashkë për të përshpejtuar integrimin në BE. Faleminderit dhe gëzuar, kudo që jeni”, ka deklaruar ministri Osmani.
Urimin e ka finalizuar kryediplomati Hasani duke shprehur respektin për punën e MPJ Bujar Osmanit.