Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një fotografi të tij nga Manastiri në Kodrën e Diellit, ndërsa ka shkruar se flamuri shqiptar është larguar nga oborri.

Angellov vendosjen e flamurit shqiptar e quan provokim.

“Flamuri shqiptar nuk është më në direkun në oborrin e kishës “Shën Naumi i Ohrit” në “Kodër të Diellit”. Flamuri i kishës do të kthehet në çdo moment. Është arrestuar personi që hoqi flamurin e KOM-it. Reagimi i shpejtë i institucioneve si dhe presioni publik mund të zvogëlojë provokimet që ndezin intolerancën ndëretnike”, ka shkruar mes tjerash Angellov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume