Prokurori Publik Gavril Bubevski gjatë konferencë deklaroi se berberi nga Velesi, Pançe Zhezhovski është vrarë për 500 euro borxh.

Ai këto para ia ka patur borxh Lupço Palevskit- Palço.

“Pançe ka patur borxh 500 euro ndaj njërit prej të dyshuarve dhe kështu është zgjedhur si viktimë që të merret makina dhe të kidnapohet vajza”, tha Bubevski.

Trupi i Pançe Zhezhovski është gjetur në rrethinën e Velesit, ndërsa makina e tij është gjetur në rrethinën e Shkupit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume