Ministri i Punëve të Brendshme, Oliover Spasovski tha sipas informacioneve të para, organizatori kryesor dhe personi që dyshohet se me pistoletë në ora 10 të datës 27 nëntor, kreu vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorqevska në Shkup , është në arrati. Spasovski tha se do të bëhet çmos që i njëjti të del para organeve të drejtësisë.

Në lidhje me: “Babai i Vanjës i ka dhënë informacione grupit të të dyshuarve”/Ministri Spasovski jep informacione nga tragjedia në Maqedoni

“Mund të premtoj se do të bëjë gjithçka, edhe unë, edhe institucione, që ky person…ose nëse doni më mirë ky monstër, të cilit po ia ndjekim gjurmët, sa më parë, sa të arrijë në tokën tonë, të del para organeve të drejtësisë”, theksoi Spasovski ndërsa shtoi se i njëjti ka ikur me avokatin e tij fillimisht në Beograd, e më pas në Bullgari.