Në rrjetet sociale dhe portale po përhapet një foto selfie e Ljupço Palevski Palços, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja dhe 74-vjeçares Pançe, në të cilën përveç Palços në foto janë edhe dhëndri dhe nipi i viktimës Pançe Zhezhovski.

Në fotografinë që Palevski e ka bërë në Veles në një vendkalim për këmbësorë, pas tij shihen dy persona që kalojnë rrugën, e të cilët sipas komenteve në rrjetet sociale janë dhëndri dhe nipi i Zhezhovskit.

Qytetarët e tmerruar komentojnë se fotografia dyshohet se është bërë pasi Palço vrau fillimisht me gjakftohtësi Zhezovskin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume