Një nga projektet më të mëdha shqiptare që është në Tetovë, ësht Teatri i Tetovës. Ai parashihet të përfundoj në vitin 2026-2027 nëse shkon sipas planit të paraparë të Ministrisë së Kulturës gjegjësisht Qeverisë. Herën e fundit Qeveria ia shkurtoi edhe mjetet që ishin paraparë për vitin 2023, por punimet nuk janë ndaluar që nga marrja e ndërtimit të fazës së dytë.
Kompania shqiptare “NB Company” është kompania që po punon intezivisht për të përfunduar këtë projekt gjigant të shqiptarëve edhe pse me mjete të shkurtara punimet vazhdojnë.
Në kuadër të kësaj, portali TS sot do të vijojë të bisedojë edhe me arkitektin e kompanisë NB, Behar Alimi ku në detaje do të na tregojë se çka është duke u punuar dhe ku kanë arritur punimet. Vlen të theksohet se faza e dytë është fazë më e madhe, por që nuk shihen punimet pasi është ndarja, instalimi i rrymës, i ujit dhe pjesët tjera të brendsheme.