Pothuajse nuk ka mbetur asgjë nga ish-fabrika e mobiljeve “Treska” pas disa muajsh pastrimi të objekteve industriale të rrënuara në këtë lokacion në lagjen Bunjakovec të Shkupit. Meta.mk siguroi fotografi nga lokacioni i fabrikës “Treska”, nga të cilat shihet se investitori e ka pastruar tërë lokacionin dhe e ka kthyer atë në një lloj piste aeroporti, para se të vazhdojë me ndërtimin e objekteve të tjera të banimit, njofton Portalb.
E përderisa në terren pa rreshtur shtohen shtyllat e betonit të objektit të parë të banimit nga kompania “Golden Art”, parashtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me gjelbërimin që gjendet në këtë lokacion në qendër të Shkupit.