Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë morri 21 milionë denarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për realizimin e projektit për avancimin e kapaciteteve të Qendrës Kombëtare për Gjenomikë dhe Proteomikë, me të cilin institucioni aplikoi në thirrjen për financimin e projekteve që parashohin prokurim për burime të reja laboratorike të institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë në vend.

Pajisja e re shfrytëzohet intensivisht për qëllime shkencore dhe hulimtuese, ndërsa sot këtë e konfirmoi edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili së bashku me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, vizituan ASHAM-in.

“Financuam rreth 50% të vlerës së përgjithshme të projektit të ASHAM-it, që përndryshe arrin në 43 milionë denarë dhe personalisht jam bindur në funksionalitetin dhe vlerën e lartë të përdorimit të pajisjeve të prokuruara. Kënaqësia është e madhe dhe e dyanshme, sepse pas një periudhe vërtet të gjatë, le të themi stagnimit të shtetit në fushën e mbështetjes së institucioneve shkencore, Qeveria aktuale ndau rreth 240 milionë denarë për t’i pajisur në modernizimin e kapaciteteve të tyre shkencore dhe hulumtuese dhe me këtë hapin mundësi të reja për zhvillimin e aktivitetit që kryejnë”, tha Shaqiri.

Ministri i punonjësve të ASHAM -it i uroi suksese në punën e tyre dhe shprehu besimin se vendi do të vazhdojë të ndjekë nevojat e komunitetit shkencor dhe hulumtuese dhe në të ardhmen do ta mbështesë edhe më shumë përpjekjet e tij për arritje të reja.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski theksoi se shteti investon në zhvillimin e inxhinierisë gjenetike, biologjisë molekulare, por edhe ndjek trendet botërore në lidhje me pandeminë Covid 19.

“Pajisjet janë edhe në funksion të veprimtarisë educative në kuadër të studimeve pasdiplomike , specializimeve dhe studimeve të doktoraturës në fushën e biologjisë molekulare dhe inxhinierisë gjenetike. Gjithashtu, me përdorimin e pajisjeve dhe me mbështetjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i dalim në ndihmë kërkesave të klinikave dhe Akademisë, me të cilat buxheti do të mbulojë edhe dy analiza të reja për pacientët me sëmundje të rralla dhe për diagnostifikim molekular”, theksoi Kovaçevski.