Këngëtari Labinot Tahiri ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai ka thënë se figura e Behgjet Pacollit nuk njolloset veç pse do dikush.

“Ngushëllime popullit shqiptar dhe familjes se Liridones për vdekjen e Liridones, ama figura e Behgjet Pacollit nuk njelloset veq që disa duan ta njellosin”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Ai ka thënë se ky rast duhet të lihet në dorë të policisë e prokurorisë.

“Mbajeni mend që neser mund të na ndodh edhe neve neper familjet tona! Nuk jem ka e dim a jemi ne si qytetar: avokat,prokuror, hetues a çka jemi! Ngadale, lerjauni ne dorë këtë rast policisë se shtetit dhe prokurorisë e te ndalemi ne se e shkatrruam shoqerinë shqiptare me lajme te rend!”, ka shkruar ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume