Prindërit  maqedonas që janë kundër mësimit të hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollën fillore ” Todor Janev” edhe sot kanë protestuar kundër mësimit në gjuhën shqipe. Ata nuk i kanë lejuar fëmijet e tyre në shkollë shkaku se është hapur një paralele në gjuhën shqipe.

Në lidhje me këtë drejtoresha e shkollës fillore ” Todor Janev” poër portalin TS.

TS: Shihet se nuk ka asnjë nxënës maqedonas në shkollë, pse nuk ka?

Drejtoresha: Nxnënësit maqedonas nuk janë për momentin në shkollë dhe fatkeqësisht nuk është për këtë moment por kjo ndodh nga 23 nëntori shkaku se këshilli i prindërve na ka sjellur një letër me shkrim se për shkak të hapjes së paraleles në gjuhën shqipe ne do të bojkojtomë mësimin dhe nuk do ti lëmë nxënësit në shkollë. Ky ka qenë vendimi i tyre” thotë për TS drejoresha e shkollës ” “Todor Janev” në Çashkë.

TS: Tre javë nuk ka ardhur asnjë nxënës?

Drejtoresha: “Po ka tre javë që nuk kanë ardhur, kemi tentuar në mënyrë profesionale të flasim, dhe tju tregojmë për pasojat e këtij reagimi dhe kjo që po bëjnë ata është jashtë ligjit. Duhet secili prind që fëmijës së vet ti siguroj mësim, por nuk gjetëm aspak mirkëputim nga ana e pridnërve. Qëllimi i tyre është i qartë, nuk duan paralele në gjuhën shqipe” thotë drejtorsha.

 

13:50 

Protestuesit maqedonas që janë kundër mësimit të gjuhës shqipe kanë sulmuar gazetarin e portalit TS, Nevrij Ademi i cili ishte duke inçizuar në vendin e punës.

“Do ta thejmë kamerën ndale kamerën, mos inçizoni”,”Kush jeni ju që inçizoni” dëgjohen nga protestuesit maqedonas që kishin dalë për të protesteuar kundër mësimit të gjuhës shqipe.

Pas këtyre kërcënimeve nga protestuesit maqedonas, policia e cila ka qenë në vendin e ngjarjes ka marrë në mbrotje gazetarin Nevrij Ademi duke e mbrojtur për të bërë punën e tij. Ai më pas është dërguar në shkollën fillore ” Todor Janev” për të biseduar me drejtoreshën dhe arsimtarin e gjuhës shqipe.

Ndryshe mësimi në gjuhën shqipe është kthyer në motiv protestash për banorët e komunës Çashkë. Banorët e kësaj zone nuk kanë lejuar këtë të hënë zhvillimin normal të mësimit në shkollën fillore “Todor Janev”. Ata kërkojnë shfuqizimin e paraleles shqipe, rikthimin e kompetencave të arsimit Komunës Çashkë si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshes dhe Këshillit të prindërve, raporton TS nga Çashka.

Ata kanë bllokuar drejtoreshën dhe mësues të shkollës, duke mos i lejuar të futen në godinë.

Një reagim për situatën e krijuar ka pasur edhe nga Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cila tha se çdo ditë e humbur nga mësimi është në dëm të fëmijëve.

Ai shtoi se gjendja e krijuar në Çashkë dhe organizimi i protestave kundër mësimit shqip është nxitur nga persona të caktuar nga opozita maqedonase, duke aluduar te deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Zdravskovski i cili pak ditë më parë personalisht mori pjesë në protesta.

“Sipas informacioneve që kam unë mendoj që ka nxitje politike. E them këtë sepse edhe ju jeni dëshmitarë të një deklarate të një deputeti të opozitës i cili bën qoftë edhe thirrje për protestë dhe mbështetje të kësaj iniciative. Nga deklarata e deputetit të opozitës mund të shihet që thirrja e tij është kundër paraleles në gjuhën shqipe”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës. /TS/