Mësimi në gjuhën shqipe është kthyer në motiv protestash për banorët e komunës Çashkë. Banorët e kësaj zone nuk kanë lejua zhvillimin normal të mësimit në shkollën fillore “Todor Janev”. Ata kërkojnë shfuqizimin e paraleles shqipe, rikthimin e kompetencave të arsimit Komunës Çashkë si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshes dhe Këshillit të prindërve mëson portali TS.
Ata edhe sot kanë bllokuar drejtoreshën dhe mësues të shkollës, duke mos i lejuar të futen në godinë dhe i kanë ndaluar fëmijet maqedonas që të mësojnë në këtë shkollë gati tre javë.
Në lidhje me këtë gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi ka biseduar edhe me arsimtarin e kësaj shkolle Besmir Xhaferi.
Sipas arsimtarit Xhaferi, klasa e parë çdo ditë mbanë orë mësimore në gjuhën shqipe, nuk kemi humbur asnjë orë. Ai thotë se protestat janë kotë dhe të lodhshme. Ai për TS u shpreh se do tia dalin që mos humbet asnjë orë mësimi në gjuhën shqipe dhe do të triumfojë në këtë deri në fund.