Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është drejtuar gazetarëve pas pjesëmarrjes në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Temë e diskutimit në këtë konferencë ishte edhe Kosova e Serbia.

Me këtë rast, Rama tha se është koha që Serbia të përballet me vetveten.

“Të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja europiane dhe ti përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi që është koha që Kosova ka humbur gjatë kohë me moskrijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është koha që Kosova të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe duke bërë që t’i hapë rrugë të gjithë përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare”, tha ai

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume