Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm në fshatin Zojz të Prizrenit. Sipas Policisë, fillimisht është raportuar për një veturë të braktisur, por kur kanë dalë në vendin…

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm në fshatin Zojz të Prizrenit.

Sipas Policisë, fillimisht është raportuar për një veturë të braktisur, por kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një burrë të shtrirë përmbysë afër derës së shoferi.

“Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume