Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ku si pasojë është lënduar një person. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e…

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ku si pasojë është lënduar një person.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo bëri të ditur se policia ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet-aksidenti.

“Sot rreth orës 09:20, në rrugën Mitrovicë -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.