Ish-deputeti i LVV-së, tash deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, ka qenë musafir në këtë javë në emisionin “Sofra e Saliut”, në televizionin DTV.

Humolli është pyetur nga moderatori i emisionin se a e mbajti premtimin kryeministri Albin Kurti, apo vet ai?

Humolli tha se nuk ka mujtur me i mbajtë premtimet, pasi ka premtu shumë fshatra.

Ai thotë se ka shpresu qe institucionet kanë obligim me ia kthye të mirat qytetarëve.

“Pa u zhvillu bujqësia dhe blegtoria nuk ka mundësi asnjë shtet në botë me pas prosperitet”, thotë ai.

Humolli kritikon kryeministrin Kurti që nuk e ka mbajtë fjalën.

“Albini nuk ma ka mbajt fjalën mua. Nuk i ka realizua ato që jemi marrë vesh. Atë që e ka premtu Kurti nuk e ka realizu’, tregon Humolli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume