Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Presidenti i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” – i deklaroi atij Presidenti Begaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume