Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, ku automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N.

 Njoftimi i Policisë:

“Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume