Drejtori i Inspektoratit komunal të Tetovës, Sadat Sulejmani sot njoftoi se ka vendim për prishjen e kryqit kontrovers në Kodrën e Diellit. Sulejmani nuk theksoi se kur do të prishet i njëjti, pasi sipas tij ka 5000 objekte të cilat kanë vendim për prishje.

“Kryqi, ka vendim për prishje. Kryqi ka vendim për prishje. U është dërguar. Kur do të prishet, tash në Tetovë kemi afër 5000 objekte të cilat kanë vendim për prishje, ne e shihni se mundohemi të punojmë, kur do të vijë rendi”, tha mes tjerash Sulejmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume